Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00, në qytetin e Fushë-Krujës.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi N. K., 58 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi A. L., 44 vjeç.
Autoritetet kanë nisur veprimet procedurale ndaj 58-vjeçarit dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.