Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Gose–Vilbashtovë, në Kavajë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:05, ku një automjet është përplasur me një motor, për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motorit, Laurel Alite, 49 vjeç.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa vijojnë hetimet për përcaktimin e shkaqeve të përplasjes.
