Një aksident ka ndodhur pak më parë në hyrje të Korçës ku një punonjës policie i qarkullimit, pas lënies së shërbimit, ka goditur me mjetin e tij një motomjet ku për pasojë mësohet se ka ndërruar jetë një shtetas. 

Viktima, drejtuesi i motorit mësohet të jetë rreth 60 vjeç.

Ndërsa, punonjësi i policisë është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në reanimacion.

Po kryhen veprimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave.