Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40. Sipas Policisë, drejtuesi i automjetit, me inicialet V. L., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili ka dalë nga rruga.
I plagosuri u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte dëmtimeve të marra dhe ndërroi jetë pak më vonë.
Sipas raportimeve paraprake, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal pas përplasjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Hetimet vijojnë.
