Një punëtor i nëntokës ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në një galeri kromi në zonën e Krastës, në Martanesh.

Ngjarja e rëndë është regjistruar gjatë punës në galerinë e kromit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota se si ka ndodhur aksidenti fatal.

Pritet që autoritetet të kryejnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e jetës së punëtorit.