Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri minerare në zonën e Tërnovës, në njësinë administrative Zerqan të Bulqizës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur brenda minierës, ku dyshohet se një person ka humbur jetën.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.
