Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje është regjistruar këtë mëngjes, rreth orës 09:35, pranë mbikalimit të Paskuqanit në Tiranë.
Një automjet i drejtuar nga shtetasi R. Q., 35 vjeç, ka përplasur dy këmbësore, shtetaset L. S., 72 vjeçe dhe H. M., 66 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se të dyja gratë po tentonin të kalonin trafikndarësen në momentin e aksidentit.
Për pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasja L. S., ndërsa H. M. ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
