Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Zall-Bastar, në periferi të Tiranës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë. Sipas informacionave paraprake, dy persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij aksidenti, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ambulanca dhe zjarrfikësja, të cilat janë angazhuar për nxjerrjen e trupave nga automjeti dhe për të siguruar zonën. Grupi hetimor është duke punuar për identifikimin e viktimave dhe për të përcaktuar shkaqet e saktë të aksidentit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të ofruar informacion të plotë mbi shkakun e këtij aksidenti tragjik. Aksidenti ka tronditur komunitetin lokal dhe ka ngritur pyetje mbi sigurinë e rrugëve në atë zonë. Hetimet janë ende në vazhdim dhe pritet të bëhen të ditura më shumë detaje në orët në vijim.