Një aksident i rëndë rrugor ka marrë jetën e një drejtuesi automjeti në Shkodër.

Ngjarja ndodhi në aksin “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, ku shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë dhe një mur rrethues.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit ndërroi jetë në vend. Forcat e policisë dhe grupi hetimor janë nisur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar rrethanat e sakta të tij.