Një aksident fatal ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik. Një makinë ka përplasur një autoambulancë nëafërsi të fshatit Çezme në Koplik të Malësisë së Madhe.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 55-vjeçari Abaz Kuka i cili ishte drejtuesi i automjetit.

Dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjet kanë arritur të shpëtojnë duke qenë jashtë rrezikut për jetën.