Mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë ka ndodhur në qyetin e Shkodrës konkretisht aksin “Shkodër-Hani i Hotit”. Një 24-vjeçare ka aksidentuar për vdekje këmbësorin e moshuar.
Si pasojë e reja u arrestua nga autoritetet për t’u drejtuar në komisariat.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtuese shtetasen S. S., 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi R. C. ka humbur jetën.
Drejtuesja e automjetit shtetasja S. S., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit
