Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, ku një automjet ka përplasur dhe vrare një këmbësor.

Viktima, shtetasi N. Z., rreth 62 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e goditjes.

Drejtuesi i automjetit, një 19-vjeçar, është shoqëruar nga policia për hetime të mëtejshme. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Krujë/Informacion paraprak.

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.