Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë.

Tre mjete janë përplasen mes njëra-tjetrës, ndërkohë që janë lënduar lehtë tre drejtuesit e tyre. Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Opel”, një  mjet tip “Fiat” dhe një furgon. Tre drejtuesit e mjeteve u dërguan në spitalin e Beratit për t’u ekzaminuar dhe për të marrë mjekim.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore, që po kryejnë këqyrjen e vendngjarjes dhe për të konkluduar në dinamikën e aksidentit.