Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnjë, ku janë përfshirë 5 automjete.

Mësohet se ngjarja ndodhi në afërsi të Savrës, teksa fatmirësisht ka patur vetëm me dëme materiale. Ardhja e ambulancës ka qenë e kotë, pasi asnjë prej të përfshirëve në këtë aksident nuk është lënduar. Megjithatë, nga aksidenti është shkaktuar trafik i rënduar, të cilin e kanë disiplinuar patrulla e policisë së qarkullimit. Efektivët kanë larguar mjetet për të plotësuar dokumentacionet përkatëse në një vend në afërsi të kryqëzimit të Savrës dhe kështu është bërë e mundur që të lehtësohet trafiku.

Në këtë pjesë të rrugës që vjen drejt ngushtimit në kryqëzimin e Savrës, drejtuesit e mjeteve në korsinë e përshpejtimit kërkojnë të hyjnë në korsinë normale dhe kështu aksidentet kanë qenë të shpeshta.