Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, afër fshatit Gocaj, ku dy automjete janë përplasur mes tyre. Si pasojë e përplasjes, dyshohet se dy persona kanë humbur jetën.
Forcat zjarrfikëse janë angazhuar menjëherë për të nxjerrë trupat e pajetë nga automjetet e dëmtuara. Përveç viktimave, dy persona të tjerë janë raportuar të plagosur dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetime për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.
