Një aksident i frikshëm ka ndodhur në fshatin Libonik të Korçës. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se një automjet ka dalë nga rruga.
Fatmirësisht, drejtuesi ka shpëtuar pa lëndime të rënda, teksa janë shkaktuar vetëm dëme të shumta materiale.
Policia ka bërë të ditur se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.
Ndërkohë autoritetet përkatëse ndodhem në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


