Një aksident rrugor është regjistruar gjatë natës në fshatin Çakrez të Gramshit, ku një çift bashkëshortësh që udhëtonte me motor ka mbetur i plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ndodhi pasi një kalë u doli papritur përpara në rrugë, duke bërë që drejtuesi të humbiste kontrollin e motorit. Si pasojë, të dy bashkëshortët u rrëzuan dhe pësuan lëndime.

Pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë së Gramshit dhe ekipet e urgjencës, të cilat u dhanë ndihmën e parë të plagosurve dhe i transportuan fillimisht në Spitalin e Gramshit.

Mjekët i mbajtën nën kujdes për rreth një orë, por për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore vendosën t’i dërgonin me ambulancë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.