Një aksident i frikshëm ka ndodhur pranë Gramshit, ku një automjet ka rënë në liqenin e Banjës.

Ndërhyrja e menjëhershme e ekipeve zjarrfikëse të Gramshit ka shpëtuar drejtuesin e mjetit, i cili përfundoi në liqen teksa ra nga ura. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor që po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.