Një aksident i frikshëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kamëz, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bllok dyqanesh.

Mësohet se automjeti është përplasur me fasadën e disa bizneseve duke bërë që shoferi të plagoset. Ai ndodhet në spital, teksa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë, automjeti ka pësuar dëme të mëdha, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave.