Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 1:00 të së dielës, ku një mjet është përplasur fillimisht me një pemë e më pas është përmbysur në rrugë.
Fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz, pasi një i ri, i cili ishte drejtues i mjetit, ka dalë nga makina pa marrë dëmtime. Paraprakisht dyshohet se shoferi mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të aksidentit.
