Një aksident rrugor ka ndodhur sot mesditën në zonën e Marikajt, ku një automjet ka marrë flakë pas përplasjes.

Pamjet tregojnë makinën në flakë, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar nga aksidenti.