Gazetarja Klodiana Lala ka folur për konfliktin e biznemsmenit Idajet Ismailaj me ortakun, Sokol Agalliu, i cili është edhe nipi i tij. Agalliu ka përfunduar në spital dhe pretendon se është rrahur nga Idajet Ismailaj dhe i biri. 

Lala tha se ngjarja është mjaft e rëndë dhe policia ka hezituar të marrë kallëzim, ndërkohë që nuk ka asnjë reagim zyrtar edhe pse drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka premtuar transparencë kur erdhi në detyrë. 

Biseda në studio:

Ylli Rakipi: Edhe me paranë e madhe që kanë, nuk rrinë pa rrahur…

Ferdinand Dervishi: Për para rrihen të gjithë!

Klodiana Lala: Kam rënë në dijeni të lajmit, kur Sokol Agalliu, 14.5% aksioner, pasi Idajet Ismailajn e ka dajë, kanë biznese shumë të rëndësishme. Këta kanë Arena Centre, Manastirti Resort, Finaman dhe të tjera. Kanë patur konflikt 10 ditë më parë, pasi Sokol Agalliu pretendon humbje ose vjedhje 500 mln lek të vjetra në kompani. Pretendon po kështu se ka patur abuzim 750 m2 te Manastiri Resort. Ky është debati që ka lindur 10 ditë më parë. Jam vënë në dijeni sot nga burime spitalore pasi Agalliu kishte shkuar për ndihmë mjekësore në spital. Ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore. Në këto momente është marrë dëshmia nga një oficer i policisë gjyqësore. Përplasja ka ndodhur në ambjentet e zyrave. Sokol Agalliu ka marrë ndihmën në spital. Është njoftuar komisariati, por të dyja palët kallëzojnë njëra tjetrën. Sokol Agalliu akuzon Idajet Ismailaj dhe të birin, për dhunë, vjedhje të shumës dhe tokës, ndërkohë Ismailaj ka shkuar në komisariat dhe ka bërë edhe ai kallëzim. Të dyja palët kanë kallëzuar njëra tjetrën. Zoti Ismailaj ka vajtur tani mbasdite dhe ka pretenduar për konfliktet që kanë. Se çfarë është, thelbi mbetet për tu sqaruar. Njerëz që qarkullojnë para, pretendohet se mbajnë ekonominë e vendit, të përfundojnë në këtë pikë, është e rëndë, më e rëndë se rrahja.

Ylli Rakipi: Kur rrihen fakirët, lajmërohet policia. Këtu tani, u dha ndonjë njoftim?

Klodiana Lala: Deri tani nuk ka patur njoftim zyrtar.

Ylli Rakipi: Si ka mundësi gjithë këto autoritete?

Andi Tela: Ata janë kujdesur të mos merrej vesh fare.

Klodiana Lala: Zoti Hitaj na ka garantuar transparencë, drejtori i policisë. Duhet të ketë një hetim të thelluar për këtë çështje. Mënyra si kanë shkuar gjërat, të shkojë një person që pretedon se është dhunuar dhe të shkojnë punët deri në këtë pikë, të mos ketë asnjë reagim, me shumë vështirësi është marrë ditën e sotme kallëzimi. Policia stepej për të marrë kallëzimin. Kjo nuk është çështje që duhet relativizuar. Policia e Shtetit duhet të veprojë me shpejtësi dhe profesionalizëm. Kamerat janë hequr dhe serverat.