Një akisdent rrugor ka ndodhur në aksin Maminas – Gjiri i Lalëzit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e kësaj ngjarje, janë lënduar dy pasagjeret e njërit prej automjeteve të aksidentuara.
Dy personat e dëmtuar po marrin ndihmën e specializuar mjeksore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit
“Në aksin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalëzit”, janë përplasur tre automjete. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuara shtetaset J. K., 27 vjeçe, dhe M. K., 23 vjeçe, të cilat udhëtonin si pasagjere në njërin prej automjeteve. Të dëmtuarat po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.” njoftoi polica