Një aksident “i pazakontë” ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë. Mësohet se dy persona që drejtonin të dy monopatina elektrike janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë kanë mbetur të dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë në spital.

Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, për të zbardhur shkaqet e aksidentit.