Dy automjete janë përplasur brenda tunelit të Llogarasë, duke shkaktuar bllokim të të qarkullimit në këtë segment rrugor.
Si pasojë e aksidentit, ku dyshohet parakalim i gabiar ,një prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur lehtë dhe është transportuar drejt spitalit të Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka sjellë ndërprerje të përkohshme të lëvizjes së automjeteve brenda tunelit, ndërsa në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore për të menaxhuar situatën, për të bërë ekspertizën e aksidentit dhe për të rikthyer qarkullimin në normalitet.
Shkaqet e përplasjes mendohet parakalim i gabuat, ndërkohë qëpolicia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
