Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të enjteje në urën e Tapizës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka ndërruar jetë gruaja që drejtonte njërën prej makinave.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 69-vjeçarja, ndërkohë shtetasi V. Z, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI:

Rreth orës 06:10, në Tapizë, automjeti me drejtues shtetasin V. Z., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 69 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 69-vjeçarja, ndërkohë shtetasi V. Z, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.