Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, në zonën e Kasharit.
Raportohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës.
Nga përplasja e fortë makina ka shpërthyer në flakë, ndaj është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikësve.
Ende nuk bëhet e ditur nëse ka apo jo persona të lënduar.

