Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, ku një mjet ka përplasur një këmbësore.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 14:05, ku makina e drejtuar nga një grua ka përplasur një grua të moshuar, e cila po kalonte rrugën në vijat e bardha. Drejtuesja e mjetit dyshohet se nuk ka qenë e vëmendshme në momentin e ngjarjes, duke përplasur të moshuarën dhe duke i shkaktuar plagë të rënda. Si pasojë e goditjes, e dëmtuara ka humbur edhe ndjenjat.
Menjëherë pas aksidentit, ambulanca dhe shërbimet e policisë, të njoftuara nga dëshmitarë të ngjarjes, kanë mbërritur në vendngjarje. E moshuara është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.




