Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Tiranë, ku janë përfshirë disa automjete. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 09:40, në aksin e rrugës kombëtare pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë 4 automjete, teksa dy persona janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Nga ana tjetër, raportohet se mjetet e përplasura kanë pësuar dëme të mëdha materiale. Rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti ende nuk janë të qarta, ndërsa pritet që grupi hetimor të zbardhë shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes. Në zonë u krijuan për pak minuta vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
