Një aksident i rëndë është regjistruar në segmentin rrugor Fushë Arrëz–Bajram Curri, në afërsi të fshatit Porav, ku janë përfshirë një automjet tip fuoristradë dhe një motor.
Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka qenë e fortë, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e motorit, i identifikuar si A. Uka.
I lënduari u transportua fillimisht në spitalin e Bajram Currit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore u vendos dërgimi i tij me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksident.
