Në rrugën nacionale Gjirokastër–Tepelenë, pranë karburantit “Gega”, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Menjëherë u nis drejt vendngjarjes grupi i shërbimit. Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se nga përplasja e dy automjeteve, përkatësisht: automjet tip BMW, me targë AB 804 CV, automjet tip Renault Clio, me targë AA 453 CV, kanë mbetur të plagosur tre (3) persona.

Grupi i shërbimit ndërhyri për të nxjerrë drejtuesin e automjetit Renault Clio, në pronësi të shtetasit Klevant Vasi, i cili u transportua me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Sipas informacionit të marrë, personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)