Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në kthesën e Viroit, ku një motoçiklist është përplasur me një kamion. Po ashtu mësohet se motoçiklisti ka hyrë në korsinë ku po ecte kamioni, ç’ka ka sjëllë më pas edhe përplasjen mes tyre. Për pasojë, motoçiklisti ka humbur këmbën e majtë, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkruar kalimtarë të rastit për t’i dhënë ndihmën e parë.