Një aksident me vdekje ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Nevicisht.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një mjet tip trajler është përplasur me një makinë, duke shkaktuar vdekjen e një personi brenda kësaj makine. Mësohet se viktima është Ilir Duni, polic në posten e policisë në Gorricë/Pustec.

Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.