Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë – Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë.

Raportohet se një mjet ka përplasur një fëmijë që ka qenë në rrugë duke ecur, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Paraprakisht mësohet se fëmija ka qenë i shoqëruar nga nëna por goditja ka qenë fatale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.