Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Ersekë me pasojë dy persona të plagosur.

Mësohet se një mjet humbi kontrollin dhe përfundoi duke u përmbysur në anë të rrugës. Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, në mjet ndodheshin dy persona.

Ata janë nxjerrë nga shërbimet zjarrfikëse dhe po dërgohen drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Policia po shkon drejt vendit të ngjarjes për të bërë zbardhjen e rrethanave të aksidentit, teksa ende nuk dihet gjendja e dy të plagosurve.