Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë – Pogradec, pranë fshatit Maliq, ku një mjet ka përplasur një motor, në të cilin ndodheshin një çift bashkëshortësh.
Sipas informacioneve të para, të dy bashkëshortët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ende nuk janë zbuluar rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetime për sqarimin e shkaqeve të tij.
Për momentin, autoritetet po punojnë për të siguruar informacione shtesë dhe për të zbardhur plotësisht ngjarjen.