Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Romë. Dy automjete tip “Mercedes” janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa përplasja e fortë ka shkaktuar plagosjen e katër personave.

Të plagosurit janë një nënë së bashku me dy vajzat e saj, të cilat udhëtonin në njërin prej automjeteve, si dhe drejtuesi i mjetit.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat, të cilat kanë transportuar me urgjencë të plagosurit drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, ndërsa po punohet edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë aks rrugor.