Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, në zonën e Fratarit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, si dhe për të menaxhuar qarkullimin e automjeteve.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë mund të kenë ndikuar në përplasjen mes dy mjeteve.