Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur si “kryqëzimi i treshit”, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë njëra prej tyre është përmbysur në rrugë, dhe makina tjetër ka dalë nga rruga duke përfunduar në një parcelë.
Deri më tani raportohet se një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur. Pritet njoftimi i policisë mbi këtë aksidnet të rëndë.




