Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur tre persona, dy shtetas italianë dhe një shqiptar. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës. Pas përplasjes, një nga makinat ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë pranë saj.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.