Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Mabe. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e dy personave, një çift bashkëshortësh.

Ata janë transportuar menjëherë me ambulancë në spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve ende nuk janë përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.