Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e 25 prillit 2026, rreth orës 23:20, në aksin “Librazhd–Elbasan”, në fshatin Labinot.
Sipas informacionit paraprak, një motomjet i drejtuar nga shtetasi A. K., 45 vjeç, ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta. Për pasojë, drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në motomjet udhëtonte edhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., e cila ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.
Ndërkohë pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi dinamikën e aksidentit.

