Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën nacionale Librazhd–Elbasan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë përfunduar jashtë rruge.
Ende nuk dihet numri i personave të lënduar, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Burime paraprake bëjnë me dije se lagështira në rrugë dyshohet të ketë qenë një nga faktorët që ka çuar në këtë përplasje.
Përplasja ka qenë shumë e fortë, sa një prej mjeteve ka përfunduar i përmbysur në rrugë.



