Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi.
Mësohet se një furgon është përplasur me një automjet tjetër, e për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë identifikuar si shtetasit Ylli Melani dhe Alban Melani, të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tyre paraqitet e rëndë.
Pas sinjalizimit të ngjarjes, në vendin e aksidentit janë dërguar dy autoambulanca, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar lëvizjen e automjeteve në këtë segment rrugor.
