Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin Panaja–Novosel, në zonën e njohur si “Shamogjin”.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti me targa AA668LB, që drejtohej nga një 34-vjeçar me inicialet A.H., ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe është përplasur me murin anësor të një banese.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitali Rajonal i Vlorës, ku po merr ndihmë mjekësore.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
