Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksion rrugor Shkodër- Hani i Hotit.

Ngjarja raportohet në afërsi të kryqëzimit të Koplikut, ku dy makina janë përplasur. Paraprakisht raportohet se një person ka humbur jetën, por ende nuk dihen detaje më të thelluara.

Ambulanca dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.