Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Vorë-Fushë-Krujë, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Benz”, që po udhëtonte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, është futur në parakalim të gabuar dhe është përplasur me një “Land Rover” që lëvizte në drejtim të kundërt.
Përplasja ka qenë e fortë dhe të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur rëndë.
Njëri prej tyre dyshohet se ka ndërruar jetë gjatë transportit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Drejtuesi tjetër, i cili gjithashtu ka marrë dëmtime të rënda, po transportohet për ndihmë të specializuar mjekësore.
