Një aksident i rëndë me pasojë një viktimë, ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, në Tiranë.

Raportohet se një 23-vjeçare ka humbur kontrollin mbi mjetin që po drejtonte dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Për pasojë ajo ka marrë plagë të rënda dhe ka humbur jetën në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.02.2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, shtetasja E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.