Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Astirit, pranë Bulevardit “Migjeni” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, një qytetar është përplasur nga një automjet teksa po kalonte në vijat e bardha. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gjendja e të lënduarit është shumë e rëndë.

Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në repartin e Traumës në gjendje kome.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Identiteti i të aksidentuarit dhe shoferit ende nuk është bërë publik.