Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur gjatës natës në autostradën Tiranë-Durrës.

Një 38-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një 66-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, 66-vjeçari ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.